17:30 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

E konfirmuar, para ndeshjes së madhe, Kosovë-Angli, luhet miqësorja mes tifozëve të të dyja kombëtareve

Një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme Kosovë Angli, e vlefshme për kualifikime në Euro2020 do të luhet një ndeshje miqësore.

Këtë e ka konfirmuar faqja e tifozëve anglezë dhe ndeshja do të luhet të shtunën më datë 16 nëntor me fillim nga ora 17:00, shkruan Indeksonline.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë më pas do të luhet më 17 nëntor në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/