13:09 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

E konfirmuar, personi i kidnapuar nuk ishte gazetare

Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohej se është kidnapuar dje në Prishtinë në rrugën Nora e Hotit.

Por, lajmin e ka demantuar Policia e Kosovës duke konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë gazetare.

Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhej në raportin e Policisë./Indeksonline/