75 Mall Live Search
21:57 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E kreu detyrën me sukses, zyrtarisht Solari është trajner i Real Madridit

Santiago Solario është tani zyrtarisht trajneri i ri i Real Madridit, pasi e kreu periudhën e përkohshme si trajner.

Argjentinasi ishte në ”prova” për dy javë, dhe tani klubi madrilen ka vendosur për të ardhmen e tij pas katër fitoreve në katër ndeshje.

Fillimisht, ESPN raportoi se fitorja ndaj Celta Vigos ia siguroi punën Solarit, teksa tani lajmin e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Spanjës, transmeton IndeksOnline.

Trajneri fitoi të drejtën ta vazhdojë postin e trajnerit në Bernabeu pas fitoreve ndaj Melillas, Real Valladolidit, Viktoria Plzenit dhe Celta Vigos.

Ky ishte fillimi më i mirë i një trajneri në Real Madrid në 116 vite histori.

Hierarkia e Realit vendosi ta mbajë argjentinasin në stol dhe shpreson se të vazhdohen rezultatet pozitive edhe më tutje./IndeksOnline/