21:16 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

E kritikuan që ishte shëndoshur, Bebe Rexha ua mbyllë gojën të gjithëve

Para pak kohësh ishte publikuar një fotografi nga paparacit ku shihej Bebe Rexha në rrugë, e përmasat e saj trupore u komentuan gjatë nga publiku, shkruan Indeksonline.

Ajo u kritikua se ishte ‘shëndoshur’ dhe kishte humbur format trupore.

E së fundmi Bebe ka publikuar pamje teksa shihet në palestër. Ajo me sa duket ka vendosur të rikthehet në top formë dhe t’ua mbyllë gojën kritikuesve.

Kujtojmë që Bebe është një nga këngëtaret me prejardhje shqiptare që është shumë e famshme në arenën ndërkombëtare. /Indeksonline/