13:04 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

E kryer, Arsenali “blindon” yllin e skuadrës me kontratë të re

Arsenali ka arritur marrëveshje me William Saliba për vazhdimin e kontratës.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Saliba do të jetë pjesë e Gunners” edhe për katër vitet e ardhshme, shkruan IndeksOnline.

Takimi mes drejtuesve të klubit dhe futbollistit u zhvillua në orët e fundit ku janë diskutuar pikat përfundimtare të marrëveshjes së re, e cila do të përfundojë shumë shpejt.

Marrëveshja aktuale e Salibas skadon në vitin 2024, dhe tani ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Pas vazhdimit të kontratave me Martinelli, Saka dhe Ramsdale, Saliba është futbollisti i radhës që ka vazhduar me Arsenalin, ndërsa tani radha është e Martin Ødegaard./IndeksOnline/