09:44 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / Gj. Sh

E kryer, Kalvin Phillips transferohet te Manchester City

Kalvin Philips shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Manchester Cityt.

Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se ai ka përfunduar testet mjekësore, dhe në orët e ardhshme do të zyrtarizohet si futbollist i ri i Man Cityt, transmeton Indeksonline.

Sipas Romanos, në marrëveshje është përfshirë edhe talenti 18 vjeçar, Darko Gyabi, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Leeds për 7 milionë euro./Indeksonline/