18:07 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

E kryer: Ky është transferimi i ri i Arsenal

Skuadra e Arsenal pas Willian ka arritur të siguroj shërbimet edhe të një futbollisti tjetër.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian, Gabriel. Ai së shpejti pritet të bëhet zyrtarisht futbollist i klubit londinez, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetarit nga Londra, Charles Watts, Gabriel ka arritur në Londër sot.

Arsenal është duke mbaruar detajet e fundit rreth transferimit dhe orët e ndajnë nga zyrtarizimi i transferimi të Gabriel.

Brazilani është 22 vjeçar dhe dy sezonet e fundit ka luajtur për ekipin e Lille. Në të kaluarën ka luajtur për Dinamo Zagrebi, Troyes dhe Avai./Indeksonline/