17:32 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

E kryer, Milani e shet Piatekun te skuadra e Bundesligës

Pas Susos i cili fluturoi drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore para zyrtarizmit te Sevilla edhe Piatek ka gjetur skuadrën e re.

Hertha Berlin raportohet se ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e Piatek.

Gjermanët kishin ofruar 20 milionë euro për Piatek, mirëpo Milani refuzoi menjëherë ofertën. Ditën e sotme Hertha e ka rritur ofertën në 27 milionë euro dhe bonuse.

Milani e ka pranuar ofertën dhe tani mbetet që Hertha të arrijë marrëveshje me Piatekun rreth pagës.

Piatek pritet të përfitojë më tepër se 2 milionë euro në sezon te Hertha. Agjenti i polakut nga ana tjetër preferon kalimin te Spurs por për momentin Hertha ka bërë ofertën më të lartë.