13:05 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

E kryer: Princi arab do të bëhet pronarë i skuadrës së Premierligës

Pasi dështoi të marr nën kontroll Manchester United, princi i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman tani është shumë afër të bëhet pronar i një tjetër skuadre në Premierligë.

Sipas “Sun Sport”, Newcastle United do të bëhet shumë shpejtë pronë e 34 vjeçarit, shkruan Indeksonline.

Princi arab do të paguaj plot 380 milionë euro (340 milionë funta) te pronari aktual, Mike Ashley dhe do të marr 90% të aksioneve.

Pasuria personale e tij është rreth 8 miliardë euro ndërsa ajo e familjes është rreth 1.46 trilionë euro.

Klubi do të kaloj në pronësi të Mohamed bin Salman menjëherë pasi në Britani të përfundoj kriza me koronavirusin. /IndeksOnline/