75 Mall Live Search
11:30 / E Enjte, 26 Mars 2026 / F.R

E ktheu kokën apo jo?!/ Naimi konfuzohet gjatë dëshmisë për momentin kur dëgjoi krismat

Naim Murseli po vijon dëshminë e tij në akuzën për vrasjen e Liridona Ademajt.

Përpara trupit gjykues, Murseli shfaqi konfuzitet nëse kthehu kokën apo jo gjatë ikjes, me mospërputhje deklaratash që bëri më herët, shkruan IndeksOnline.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarëve, Murseli po ashtu u shpreh se nuk është në dijeni se si arriti Kushtrim Kokalla në stacion policor.

“Po më intereson se cila është arsyeja që ti shkove me Kushtrimin ne “Swiss Diamond”; me i lanë fëmijët me shku me dajtë, e ti me shku në hotel?” pyeti gjyqtari.

“Kushtrimi s’ka bë kurrfarë pagese në hotel. Rezervimin e hotelit e ka bë Valoni. Të nesërmen unë kam shku në morg me Leonardin, dajën e tij dhe djalin e mixhës së tij. Gjatë kësaj kohe nuk jam taku me Granitin”, deklaroi Murseli.

Ai pohoi se me të shkuar në stacion policor nuk i është ofruar as ndihmë mjekësore, e as nuk iu përgjigjen kërkesës së tij për të thirrur ambasadën, pasi është shtetas i Suedisë.

“Sa i përket shkuarjes në morg, mu më janë konfisku 1350 euro. Vetëm deshta me sqaru se nga më kanë ardhë. Valoni m’i ka dhanë 2 mijë euro dhe pas morgut kemi shku me i bë përgatitjet, aty ku blihen arkivoli e gjërat e tjera. Kam bë pagesën dhe 1350 euro është kusuri i pagesës”, tha Murseli./IndeksOnline/