Nuk i shkoi në emision, Rudina i kthehet keq Tunës: Më vjen keq për ata që të kanë afër!
Mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin” ishin të ftuar çifti Tuna dhe Patrisi.
Përveç lidhjes dhe jetës së tyre, çifti floën edhe për mediat dhe personazhet e ekranit, ku u lakua edhe emri i Rudina Magjistarit.
Në kuadrin e humorit, Ermali pyeti Tunën nëse do të shkojë për një intervistë tek emisioni i Rudinës dhe këngëtarja u përgjigj me jo. Tuna tregoi se Rudinën e ka lënë të presë për 10 vite dhe këtë gjë do ta bëjë edhe për 20 vitet e ardhshme. Kjo përgjigje duket se nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, e cila ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’.