23:50 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

E la Malin e Zi në lloq para Kosovës, Serbia e shpërblen si selektor trajnerin Tumbakoviq

Federata e Futbollit e Malit të Zi shkarkoi trajnerin serb Ljubisha Tumbakoviq të shtunën, pasi ai vendosi të mos ulej në stol kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian në vitin 2020.

Arsyeja që Tumbakoviq së bashku me dy futbollistët serbë, Filip Stojkoviq dhe Mirko Ivaniq e ‘tradhëtuan’ Malin e Zi, ishin kërcënimet që morrën nga serbët.

“Vendimi i Tumbakoviçit është një shkelje e detyrave të tij profesionale të përcaktuara në kontratën e tij”, thuhej në njoftimin e Federatës.

Sipas mediumit serb Sport Klub, Tumbakoviq shumë shpejtë do të zyrtarizohet trajner i Serbisë, përcjellë Indeksonline.

 Komiteti ekzekutiv do të mblidhet këtë javë dhe pritet të shkarkoi trajnerin aktual Mladen Kërstajiq.