E mbani mend Alexandre Paton, rikthehet te ish klubi i tij

Ish futbollisti i Milanit, Alexandre pato është rikthyer te klubi brazilian, Sao Paulo.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi brazilian, ku njofton se Pato ka nënshkruar kontratë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, shkruan IndeksOnline.
33-vjeçari është shprehur i lumtur për rikthimin në Sao Paulo, duke thënë se ai ndihet si në familje.
“São Paulo ka diçka ndryshe. Më pëlqen shumë klubi dhe njerëzit që punojnë këtu. Jam vërtet i lumtur. I detyrohem diçka São Paulos, klubit që hapi dyert në vizitën time të parë, në 2014, dhe përsëri tani. Shpresoj të përputhem me gjithë dashurinë”. “Tifozët më kanë mirëpritur gjithmonë, dhe kjo është arsyeja pse dashuria ime për tifozët e São Paulo është e ndryshme. Është e vështirë edhe ta shpjegosh. Gjithçka që bëj për São Paulo është për dashuri. Tifozja e São Paulo më motivon Është si një familje”, është shprehur Pato./IndeksOnline/