14:43 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E mbani mend Sol Campbell? Sot emërohet trajner i skuadrës angleze

Sol Campbell ka arritur te skuadra e Ligës së Dytë, Macclesfield për bisedime në lidhje me postin e trajnerit.

Campbell ka qenë i lidhur edhe me postin e trajnerit të Oxford United para se Karl Robinson të emërohej në mars.

Gjithashtu, ai ishte intervistuar për këtë punë edhe tek Oldham dhe Grimsby më herët këtë vit, transmeton IndeksOnline.

Sol Campbell arrives at Macclesfield for talks

44-vjeçari e ka shijuar një karrierë të suksesshme me klubet si Spurs, Arsenal dhe Portsmouth, si dhe e ka përfaqësuar Anglinë në tre Kampionate Botërore, para se të pensionohej në vitin 2012.

Campbell ka qenë së fundmi duke punuar te Kombëtarja U-21 e Anglisë në stafin teknik.

Macclesfield, klub i cili është rikthyer në Ligën e Futbollit sezonin e kaluar, është në vendin e fundit në Ligën e Dytë dhe i ka fituar vetëm dy ndeshje kampionale këtë sezon./IndeksOnline/

Campbell won 73 England caps