15:43 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Campbell emërohet trajner i Macclesfield Town

Macclesfield Town ka konfirmuar se e ka emëruar trajner ish-mbrojtësin e Arsenalit, Sol Campbell.

Në aventurën e tij të parë menaxheriale, ish-reprezentuesi anglez ka marrë një kontratë 18-mujore nga klubi i Ligës së Dytë.

Campbell ka qenë duke punuar te Kombëtarja e Anglisë U-21 deri më tani, transmeton IndeksOnline.

Por, tani ai ka marrë përgjegjësinë që ta provojë veten te një klub, i cili renditet i fundit në Ligën e Dytë.

Trajneri paraprak, Mark Yates u largua nga klubi në tetor pasi dështoi t’i fitojë 12 ndeshjet e para në kampionat./IndeksOnline/