11:49 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E mbështeti taksën ndaj Serbisë, Brnabiq e quan Edi Ramën naiv

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që i bëri gjatë vizitës në Kosovë, për të cilat tha se janë të pavërteta.

Sipas saj, Rama kur ka folur për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s, ka tentuar që të shfrytëzojë këtë çështje për fajësim të Serbisë, siç thotë ajo ‘për të gjitha veprimet e paarsyeshme të Prishtinës’, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Kryeministrja serbe e ka vlerësuar si naivitet mbështetjen që Rama i ka dhënë vendosjes së taksës prej 100%, duke thënë se një vendim i tillë përkon me mendësinë e politikës së shekullit 19-të.

“Prishtina po punon me politikën e shekullit 19-të. U bëj thirrje autoriteteve të Prishtinës që të shpjegojnë arsyet e vërteta të vendosjes së taksës mbi produktet serbe, sepse deri më tani kanë bërë më shumë justifikime”, ka thënë Brnabiq.

Kujtojmë se Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë pas mbledhjes së dy qeverive, kishte deklaruar se taksa e vendosur nga Republika e Kosovës nuk është një veprim i duhur ekonomik, por një veprim shumë i nevojshëm politik, të cilin tha se do ta mbështesë deri në fund.  /Indeksonline/