10:43 / E Martë, 18 Maj 2021 / Blerim

E meritoi! Chelsea zgjedh Mountin si ‘Lojtarin e Vitit’

Futbollisti anglez, Mason Mount është zgjedhur futbollisti i vitit te skuadra e Chelseat.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes rrjeteve sociale.

“Fitore e merituar. Mason Mount, lojtari i vitit 2020/21”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Londra.

Mount gjatë këtij sezoni në 34 paraqitje në Premierligë, bëri 6 asistime dhe shënoi 6 gola. Në UEFA Champions League, anglezi bëri 10 paraqitje, shënoi 2 gola dhe bëri një asist.

Kujtojmë që Mount me Chelsean është në finalen e madhe të UEFA Champions League – ku më 29 maj do të luaj kundër Manchester Cityt./IndeksOnline/