09:45 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / MSH

“E meriton”, Kaka zgjedh fituesin e Topit të Artë: Është një lojtar i kompletuar

Topi i Artë është çmimi më prestigjioz individual në botën e futbollit.

Trofeu për vitin 2022 do të jepet 17 tetorin e ardhshëm dhe favoriti kryesor duket se është Karim Benzema.

Sulmuesi francez udhëhoqi skuadrën Los Blancos drejt një triumfi të dyfishtë të jashtëzakonshëm në La Liga dhe Champions League sezonin e kaluar.

Një tjetër “votë” për yllin e Real Madrid-it ka ardhur nga legjenda Kaka, i cili e ka fituar çmimin me fanellën e Milan-it në vitin 2007.

“Benzema është favorit për topin e artë, është një lojtar i kompletuar dhe do ta meritonte ta fitonte”, ka thënë brazilianit për Marca-n.

Ish-ylli i Milan-it dhe madrilenëve ka folur edhe për një yll të ri të marrë nga Florentino Perez në merkaton e kësaj vere:

“Tchouameni? Është shumë i ri, por ka një personalitet të madh, po luan shumë mirë. Kisha disa dyshime për të sepse Casemiro kishte shumë eksperiencë, por ai dhe Camavinga po e përballojnë shumë mirë presionin”.