20:38 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E mistershme: Dëgjohen zërat e kozmonautëve të vdekur në hapësirë, ata janë ende aty jashtë

Gjatë viteve 1950 dhe 1960, gara hapësinore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik ishte e nxehtë. Të dyja palët kanë ndërtuar dhe testuar raketa, duke u kush do të jetë i pari për të nisur një satelit artificial në orbitë.

Të dyja palët kishin sukseset e tyre, dhe të dyja palët kishin dështimet e tyre.

Dy operatorë të radios Achille dhe Giovanni Judica-Cordiglia vëllezër nga Italia kanë kapur sinjalet transmetuese, të çdo fluturimi hapësinor të kozmonautve  sovjetike në momentet e tyre të fundit të jetës, në fluturimet që sovjetikët nuk  i kanë bërë kurrë zyrtare, transmeton Indeksonline.

Por edhe amerikanet ishin kujdesuar shumë që në publik të nxjerrin vetëm lajmet e mira, ndërsa lansimet e dështuara nuk figuronin as zyrtarisht si ngjarje.

Edhe pse zyrtarisht nuk ekziston asnjë astronaut që është lënë në hapësire, vellezerit Achille dhe Giovanni, kishin zbuluar se raketa që niseshin me vete kishin edhe jete njerëzisht në vitet 1950 dhe 1960, dhe se ato misione kishin vetëm një “biletë”, atë të vajtjes por jo edhe të kthimit në tokë.

Të dy vëllezërit italian kishin ndërtuar një radio me frekuenca të fuqishme e cila kapte edhe sinjalet më të vogla ne hapësire.

Pas përfundimit të misionit të raketës sovjetike “Sputnik 2”, i cili u quajt mision i suksesshëm, vëllezërit italian kishin kapur sinjale për ndihme të një astronauti i cili fliste në gjuhën ruse, por që nuk i përgjigjej askush.

Sipas tyre ka një numër të pa konfirmuar të astronautëve si nga ana e Sovjetikëve ashtu edhe Amerikanëve që kanë dërguar kozmonaut por që nuk i kanë kthyer ata më në tokë! /Indeksonline/