10:41 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / k.v

E mitura njofton policinë: Dikush tentoi të më rrëmbejë në Prishtinë

Një femër e mitur ka raportuar në polici se një person i pa njohur, me një veturë me targa vendore, e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbejë.

Viktima sipas policisë ka arritur t’i shmanget rrëmbimit, transmeton IndeksOnline.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00 në Prishtinë.

Ankuesja nuk ka pasur lëndime ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/