08:57 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

E mitura sulmohet seksualisht nga tre persona në Podujevë

Një e mitur ditën e djeshme rreth orës 13:00, është sulmuar seksualisht nga tre persona në qytetin e Podujevës.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale.

Rasti është duke u hetuar  dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar. /IndeksOnline/