E more Solari, qe çka t’bëri Eibari
Santiago Solari terrohet nga Eibari. Kjo i ndodhi trajnerit të Realit në ndeshjen e tij të pestë zyrtare me skuadrën madrilene.
Që nga minuta e parë, Eibari u ba se po dominonte dhe po kërkonte vazhdimisht golin të cilin e gjeti në tri raste.
Escalante shënoi golin e vetëm në pjesën e parë. Enrich me të startuar pjesa e dytë ia shtoi krizën Realit, ndërsa Kike pesë minuta më vonë ia dha goditjen finale.
Me këtë humbje, Reali i largohet top 5-shes dhe duhet të mas forcat me skuadra simpatike si Eibar, Valladolid, Espanyol e Levante./Indeksonline/