22:50 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Solari: Humbja nga Eibari mbetet në të kaluarën, por tani të fokusohemi te Roma

Eibari ia shkaktoi humbjen e parë Santiago Solarit si trajner i Real Madridit të shtunën, por argjentinasi po shikon ”në të ardhmen”.

”Los Blancos” do të tentojnë që ta lënë humbjen e së shtunës në të kaluarën, dhe të përqëndrohen te ndeshja me Romën në kryeqytetin italian që zhvillohet të martën.

”Humbja nga Eibari ishte goditje e rëndë, por mbetet në të kaluarën”, tha Solari në konferencën e sotme për shtyp, transmeton IndeksOnline.

”Ne e kemi analizuar këtë dhe do të tentojmë të përmirësohemi në atë që duhet të përmirësohemi”.

”Sikur ndeshjet e kaluara që i kemi lënë në të kaluarën, duhet ta bëjmë edhe me ndeshjen ndaj Eibarit”.

”Jemi në Romë dhe në një tjetër garë. Duhet që fokusi ynë të jetë këtu”./IndeksOnline/