14:07 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

E mori të dashurën në mal për t’i propozuar për martesë, e pëson keq

Një burrit propozimi i ëndrrave ju kthye në ankth pasi që ai dhe e dashura e tij humbën në mal.

Joshua Mason dhe Katie Davis të dytë nga Texsas, të shtunën u ngjitën maleve të Colorados. Gjatë ngjitjes në një vend Mason i kishte propozuar martesë Katies, fatmirësisht ajo kishte pranuar.

Këtu nuk përfundon historia. Më vonë çiftin i nxuri nata në mal, dhe pa asnjë shenjë të qartë për t’u kthyer, ata e humbën rrugën, transmeton Indeksonline.

Joshua dhe Katie nuk kishin veshje të përshtatshme për t’u mbrojtur nga i ftohti dhe ishin në mungesë të ujit, sipas raportit policorë të qytezës Boulder .

Pas disa orëve, dyshja ishin gjetur nga një njeri që ishte duke kaluar andej, të dytë ishin të sëmurë, të uritur dhe të dehidratuar.

Çifti u dërguan në spital ku u morën në përkujdesje nga mjekët./Indeksonline/