10:53 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E mposhti Siria, Lippi jep dorëheqjen si trajner i Kinës

Marcello Lippi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i Kombëtares së Kinës.

Menjëherë pas humbjes 2:1 nga Siria në kualifikueset aziatike të Botërorit, kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006 tha se duhet të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e këtij dështimi.

“E di që kam një pagë shumë të lartë. E di që duhet të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë. Nga sot nuk jam më trajner i Kinës. Ju përshëndes dhe faleminderit”, deklaroi Lippi pas ndeshjes.

Lippi kishte dhënë dorëheqjen edhe në janar të këtij viti, pas një humbjeje me Iranin, por u kthye sërish në pankinën e Kinës në muajin maj.