17:01 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

E mposhti 1-4, por Lecce e falënderon lojtarin e Milanit

Gjatë ditës së djeshme, Milani mposhti Leccen me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Serie A.

Njërin nga katër golat për rosonerët e shënoi Ante Rebic, shkruan Indeksonline.

Pasi shënoi, kroati e përqafoi një djalosh që mban topin e që është tifoz i Lecces.

Ky veprim i tij është përshëndetur nga Lecce duke e falënderuar lojtarin për gjestin e treguar ndaj djaloshit.

Ai është 19 vjeç, jeton në provincën e Leçes dhe ka luajtur për pesë vjet në sektorin tonë të të rinjve, duke kultivuar ëndrrën për të bërë debutimin e tij në ekipin e parë me fanellën e Giallorossi në një ndeshje zyrtare. Ëndrra e tij u realizua në një ndeshje miqësore me Cosenza shtatorin e kaluar. Në ndeshjen e djeshme me Milanin ai është caktuar të bëjë djalin e topit. Rebic pasi shënon golin, e sheh të zemëruar dhe, duke bërë një gjest të bukur, e përqafon për ta freskuar“, ka shkruar skuadra italiane.

Lecce është një nga kandidatët serioz për të rënë nga liga në fund të sezonit. /IndeksOnline/