20:20 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Prishtina fitoi me rezultat 1-2 si mysafir i Feronikelit në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

Trajneri i kryeqytetasve, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur me fitoren edhe pse e pranon se ishte e mundimshme.

Ishte derbi, si para dhe gjatë ndeshjes. Dy ekipet dhanë maksimumin. I uroj futbollistët për fitoren e cila gjithsesi ishte shumë e mundimshme, mirëpo tre pikë shumë të rëndësishme për rritjen e vetëbesimit në ekip dhe për ta vërtetuar që ato dy javë që i patëm pauzë, kemi punuar dhe kemi përmirësuar shumëgjë. Secili nga futbollistët sot dha maksimumin dhe tani me këmbë në tokë të marrim ndeshjen e radhës në fundjavë (Gjilanin)“, ka thënë trajneri pas ndeshjes.

Ramadani ishte trajner i skuadrës kur Feronikeli fitoi të gjithë titujt vendor. /IndeksOnline/