09:06 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

E mrekullueshme, Muriqi bëhet lojtari më i vlefshëm te Fenerbahçe

Dje, Vedat Muriqi mori dhuratën e parë të vitit 2020. Atij iu ngrit vlera nga 8 në 12 milionë në sajtin Transfermarkt.

Ndeshjet fantastike, golat e asistimet në çdo lojë, pa dyshim se do të ishin arsye e fortë që “luanit” të Kosovës t’i rritej vlera në treg, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tash, ai është lojtari më i vlefshëm në gjigantin turk, Fenerbahçe me 12 milionë euro. Pas tij vjen sulmuesi tjetër, Max Kruse me 10.5 milionë.

Vlera e përgjithshme e klubit shkon në mbi 90 milionë euro./Indeksonline/