22:54 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

E mrekullueshme, portierja shqiptare luan shtatëzënë në finale të Kupës

Vllaznia fitoi Kupën pasi mundi Apoloninë dhe hyri në histori pasi e fitoi për herë të shtatë rradhazi Kupën.

Në “Elbasan Arena Kupën skuadrës shkodrane i’a dorëzoi presidenti i FSHF Aramando Duka dhe këngëtari Bujar Qamili.

Edhe pse gjatë ndeshjes shiritin e kapitenes e ka mbajtur Megi Doçi në fund ekipi ka vendosur që Kupën ta ngrejë lart portierja Raxhimi.

Arsyeja e këtij veprimi është zbuluar nga vetë portierja Ardiola Raxhimi në një prononcim për “Shkodra Sport”.

“Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim”.

Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatëzënë dhe prandaj gëzimi është edhe më i madh. Jam shumë e lumtur për këtë gjë por premtoj se vitin e ardhshëm do të jem sërish në fushë për të fituar të tjera trofe me Vllazninë”, deklaroi ajo.