13:03 / E Martë, 02 Gusht 2022 / AR

E ndoqi dhe vrau gruan me thikën e kuzhinës, del dëshmia e 51-vjeçarit: E bëra sepse më mashtroi

“E kam vrarë se më ka mashtruar”! Kështu ka deklaruar 51-vjeçari shqiptar, i cili një ditë më parë vrau gruan e tij në Greqi.

Autori pritet të dalë sot para gjykatës, ndërsa mediat greke shkruajnë se ai e ka pranuar krimin e rëndë.

Gruaja po përpiqej të fshihte se çfarë po ndodhte realisht mes saj dhe bashkëshortit, pasi nuk donte të jepte informacione, por muajt e fundit situata kishte dalë disa herë jashtë kontrollit me fqinjët që thërrisnin herë pas here policinë, raporton Protothema.

Dy djemtë e saj më të mëdhenj, 20 dhe 14 vjeç, ishin të vetmit që kujdeseshin për të, të cilët dinin të vërtetën por edhe fobitë që kishte nëna e tyre sa herë kthehej nga puna.

Djali i saj i madh, tronditi me atë që tha dje në deklaratat e tij:

“Faji është edhe i yni, sepse nuk kishim marrë masat, ky ishte një gabim shumë i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë në përgjithësi. Ajo punonte dy punë për të përballuar jetesën dhe unë nuk isha këtu.

Ajo  bëri gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ajo ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllezërit e mi, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë përpara ”, tha djali i çiftit.

SI NDODHI VRASJA

Gjithçka nisi mbrëmjen e së dielës kur dy fëmijët më të vegjël të familjes , 14 dhe 9 vjeç nuk ishin në shtëpi. Çifti debatoi ashpër dhe më pas gruaja  u largua rreth orës 21:30 dhe denoncoi bashkëshortin në polici për herë të dytë brenda një muaji e gjysmë. Ajo e ka denoncuar se e ka rrahur dhe ka ngritur padi kundër tij. Më pas ajo u largua nga departamenti, por nuk u shoqërua nga ndonjë polic.

Pak më vonë gruaja kishte dalë jashtë shtëpisë dhe priste që dy fëmijët e saj të ktheheshin nga shëtitja e pasdites. Më pas burri u shfaq para saj me i nervozuar dhe filloi ta ndiqte. Gruaja fatkeqe vrapoi për të shpëtuar veten, ajo bërtiti, por nuk ia doli. Sulmi ka ndodhur përballë fqinjës së tyre, e cila sapo ka dëgjuar zërat ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Sipas fqinjëve, gruaja nuk ka pasur kohë të hyjë në shtëpinë e saj, për pasojë e ka kapur dhe e ka rrahur keq dhe e ka goditur me thikën e kuzhinës që mbante në duar.