08:47 / E Martë, 04 Maj 2021 / B O

E ngatërroi me derr, i moshuari qëllon gruan me pushkë

Në Salerno të Italisë, një burrë 70-vjeçar ka qëlluar me çifte gruan e tij 64-vjeçare, pasi në errësirë e ngatërroi me një derr.

Fatmirësisht, plumbi e kapi gruan në shpatull dhe ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Burri u tha hetuesve se mendonte se një derr u kishte hyrë në oborr dhe prandaj kishte qëlluar.