21:01 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

E nisi nga zero, tani kroati prodhon makinë elektrike me 1888 kuajfuqi

Ndërtimi i një kompanie të makinave nga zero është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë – e sidomos nëse prodhoni vetëm makina elektrike me performanca të larta. Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që Mate Rimac ka bërë.

Rimac u themelua në vitin 2009, përafërsisht dy vjet pasi Mate Rimac modifikoi BMW E30 3-Series e tij duke përdorur një motor elektrik.

Në vitin 2011, prodhuesi kroat i makinave zbuloi prototipin e parë të automjetit fillestar të prodhimit i quajtur Concept One, shkruan IndeksOnline.

Concept One

Kompania kroate e makinave është transformuar në vitet e fundit, dhe në videon më poshtë, themeluesi i kompanisë na tregon një turne të objekteve të markës.

Dyqani i parë i hapur në Sveta Nedelja, Kroaci, jo shumë larg nga qyteti i Zagrebit, ende bazohet në të njëjtin vend një dekadë më vonë edhe pse fuqia punëtore e saj tani është rritur nga 10 në mbi 500 njerëz.

Siç vë në dukje shefi, Rimac është vazhdimisht duke zgjeruar dhe ndryshuar selinë e saj dhe ky klip ka një fokus të veçantë në atë se si kompania bën shumë nga komponentët e C_Two të saj të ardhshëm, një supermakinë elektrike e cila do të ketë 1888 kuajfuqi.

Ajo që është veçanërisht mbresëlënëse për Rimac është se ai jo vetëm që ndërton makinat e veta; ai gjithashtu furnizon me motorë të fuqishëm kompanitë e tjera, si Pininfarina Battista, Aston Martini dhe së fundmi “bisha” Koenigsegg Regera. /IndeksOnline/