21:14 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

E nominuar në ‘Billboard Music Awards’, Dua Lipa kërkon votën e adhuruesve

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur në skenën e muzikës botërore.

Ajo së fundi është e nominuar tri herë në ndarjen e çmimeve ‘Billboard Music Awards’, shkruan Indeksonline.

Në njërën nga kategoritë adhuruesit kanë mundësin që të japin votën e tyre online për artistin e tyre të përferuar, këngëtarja shqiptare përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar edhe për mënyrën se si mund të votoni për të.

“Është nderë për mua të jem e nominuar për çmimin e arritjes, kjo është mënyra se si mund të votoni për mua”, ka shkruar Dua.

Ndërkohë, ndarja e çmimeve ‘Billboard Music Awards’ do të mbahet në Las Vegas me 1 maj./Indeksonline/