15:02 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

E ofendoi Xhakën, gazetari i ‘Blick’ detyrohet t’i ngjyros flokët me të bardhë

Premtoi dhe e bëri, apo më mirë, e humbi bastin dhe e bëri. Andreas Boni, kryeredaktori i gazetës së madhe zvicerane, BLICK ka ngjyrosur flokët e bardha.

Gazetari në fillim të Kampionatit Europian EURO20 kritikoi ashpër futbollistët ‘Helvetik’, në veçanti Granit Xhakën – për shkak se ky i fundit ngjyrosi flokët me të bardhë dhe bëri një tatuazh, shkruan IndeksOnline

Mbrëmë Zvicra arriti ta eliminonte Francën, për t’u kualifikuar në çerekfinale të EURO20.

Boni kishte vendosur bast me një tifoz, në rast se ‘Helvetikët’ kualifikohen tutje, ai do t’i bënte flokët e bardha si Xhaka.

“Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar se në rast se kalojnë në çerekfinale do t’i lyej edhe unë”, ka thënë Boni

Kujtojmë që Zvicra në çerekfinale do të luaj kundër Spanjës, por Granit Xhaka do të mungoj për shkak të kartonëve të verdhë./IndeksOnline/