12:09 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E pa në shtrat me komshiun, nëna mbyt me jastëk djalin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një grua ka vrarë djalin e saj të mitur pasi ai e pa në shtrat me komshiun.

Zeynep K., fillimisht u shpreh se e vrau djalin sepse ai nuk shkonte në shkollë dhe më vonë ndryshoi deklaratën në polici duke u shprehur se djali i saj e kapi në shtrat me fqinjin e tyre, me iniciale K.Y.

I mituri Necmi Talha 11-vjeç, u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve nuk u rikthye në jetë. Sipas ekzaminimeve të para, ai ishte mbytur me jastëk, shkruan albeu.

“Ai ishte një nxënës i suksesshëm dhe më i miri i klasës së tij”, u shpreh mësuesi i viktimës.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të mëdha në media dhe në rrjetet sociale.