19:59 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Djaloshit ia nxjerrin vezët nga… [Video]

Mediat indoneziane raportojnë se mjekët e atjeshëm janë ndeshur me një rast të pazakontë me një djalë që “po barte vezët”.

Akmal Rusli, 14-vjeç nga Kabupaten Gowe, arriti të martën në spital me dy vezë në bark, të cilat i janë larguar në mënyrë të padëmtuar përmes anusit.

Askush nuk e di se si kanë hyrë vezët në stomak, derisa babai djaloshit para kamerës së CNN lokal tha se Akmal në dy vitet e fundit ka nxjerrë gjithsej njëzet.

“Disa nga ato vezë i kam thyer për të parë se çfarë ka në to. Njëra përmbante të bardhën e vezës, ndërsa tjera të verdhën”, tha babai i djalit, duke shtuar se ai kishte dhimbje të forta stomaku çdo herë që ndodhte një fenomen i dyshuar.

Mjekët ende janë duke u përpjekur për të zbuluar se si ka ardhur deri ky fenomen./Indeksonline/