13:27 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme, Juventusi shet fanela për dy muaj, sa kishte shitur komplet një edicion

Fuqia ekonomike e Juventusit është rritur dukshëm këtë edicion. Blerja e Cristiano Ronaldos ka patur impakt të madh në këtë.

Në dy muajt e parë, Juve ka arritur të shes fanela më shumë se sa kishte shitur vitin e kaluar komplet edicionin.

145% janë rritur shitjet e korrikut dhe gushtit, krahasuar me shitjet në këta dy muaj të vitit të kaluar. Fanela më e shitur sigurisht që është e Cristiano Ronaldos.

Madje, dyqani zyrtar i Juventusit ka njoftuar se aktualisht nuk ka fanela të Ronaldos dhe se duhet të presin deri në tetor për t’i blerë ato./Indeksonline/