75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Këtë rekord të Gironas, vështirë se mund ta arrijë ndonjë skuadër! (Foto)

Skuadra simpatike spanjolle, Girona vazhdon të befasoi për të mirë me rezultate në La Liga. Girona ka arritur ta mposhtë edhe Deportivo La Corunen sonte me rezultat 2-0 për të barazuar rekordin e Barcelonës dhe Sevillës me gjashtë fitore të njëpasnjëshme në La Liga.

Por, ajo që vështirë se dikush mund ta arrijë, është rekordi i golave. Në gjashtë takimet e fundit në terrenin vendas, Girona nuk ka pranuar asnjë gol të vetëm duke mbajtur rrjetën e paprekur në këto 6 takime.

Me këtë fitore, Girona rënditet në pozitën e gjashtë tabelare, që do të thotë se momentalisht është pjesë e skuadrave që sigurojnë vend në garat evropiane./Indeksonline/

Temat: