21:23 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barça i thotë ”jo” ndeshjes me Gironan në Miami

Bordi i Drejtorëve të Barcelonës kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm sot në ”Camp Nou” pas zhvillimeve të fundit.

Ata janë pajtuar që të heqin dorë nga ideja për të luajtur kundër Gironas në Miami, pas mungesës së konsensusit për këtë propozim.

Barcelona ishte paraparë që ta zhvillonte një ndeshje të La Ligas në Miami, teksa fillimisht e pranuan propozimin, transmeton IndeksOnline.

Ky propozim kishte ardhur pas një marrëveshje mes La Ligas me një kompani, por tani marrëveshja është anuluar.

Përndryshe, propozimi nuk ishte përkrahur nga disa klube spanjolle si dhe nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Pra, ndeshja, Girona – Barcelona nuk do të zhvillohet në Miami, ani pse i pari i La Ligas, Javier Tebas insistonte në këtë ide./IndeksOnline/