14:25 / E Diele, 18 Shtator 2022 / Gj. Sh

E pabesueshme, kjo është skuadra që prin aktualisht në Serie A

Udinese e ka mposhtur Interin në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serie A, duke e marrë edhe kryesimin e tabeles.

Bardhëzinjët fituan me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Interi e nisi shumë mirë këtë ndeshje duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 5-të.

Nicolla Barella shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

Udinese barazoi rezultatin në minutën e 22-të, fal autogolit të Milan Skriniar.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Një ndeshje e zjarrtë u zhvillua edhe në pjesën e dytë, ku të dyja skuadrat kërkonin të shënojn gol.

Këtë e arriti skuadra e Udineses me anë të Jaka Bijol, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 85-të.

Por futbollistët e Udineses nuk u mjaftuan me këtë rezultat, dhe shënuan edhe golin e tretë.

Tolgay Arslan vulosi fitoren në minutën 90+3.

Me këtë fitore, Udinese ka marrë kreun e Serie A me 16 pikë në shtatë ndeshje, ndërsa Interi renditet në pozitën e 6-të me 12 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/