15:15 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E pabesueshme, Real ka një dosje mbi jetën private të Icardi-t

Një dosje e vërtetë, jo mbi futbollistin Icardi, por mbi njeriun Icardi. Kjo është, sipas “Marca”, ajo që presidenti Florentino Perez ka kërkuar para se të vendosë nëse do të hidhet në sulm për sulmuesin e Inter. “Informacionet sportive janë pozitive në të gjitha nivelet, – shkruhet në të përditshmen spanjolle, – por klubi ka dashur të shkojë më tej dhe ka kërkuar një dosje për disa episode që kanë ndodhur jashtë fushës, teksa Icardi është konsideruar fillimisht një lojtar i komplikuar. Por duket se të gjitha këto janë harruar tani”.

Informacioni i mbledhur duket se ka qenë shumë pozitiv: “Lajmet e mbledhura nga drejtuesit e Real Madrid, – ka vazhduar ‘Marca’, – flasin për një Mauro Icardi të pjekur në aspektin sportiv, por edhe atë profesional. Ky i fundit është aspekti më i rëndësishëm për madrilenët që të bëjnë një lëvizje për argjentinasin. Në ‘Bernabeu’ e dinë se blerja e tij nuk do të kushtojë më pak se 100 milionë euro”, ka qenë mbyllja e “Marca”.

Shtypi spanjollet duket i bindur për një transferim të Mauritos në La Liga, por vetë lojtari ka thënë disa herë se e ardhmja e tij është vetëm tek Inter. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të pritet merkaton e janarit dhe më pas ajo e verës për të zbuluar se çfarë do të ndodhë me Icardi-n. /telesport/