11:32 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

E pabesueshme se ku ka përfunduar Lescott

Joleon Lescotti dikur ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Premierligën angleze. Ish-reprezentuesi i “albionëve” vazhdon të jetë aktiv në futboll, edhe pse është 38 vjeç.

Lescotti, sot ka nënshkruar me skuadrën spanjolle, Murcia e cila garon në ligën e tretë të Spanjës.

Lescotti, do të jetë në fushë edhe në sfidën që Murcia do ta luajë ndaj Levantes në Copa Del Rey.

Ai ka luajtur për disa sezone me sukses te Manchester City, ndërsa ka qenë edhe futbollist i Wolves, Evertit, WBA-së, Aston Villas, AEK-së e Sunderlandit./Indeksonline/