75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 13 Maj 2024 / L K

E pabesueshme: Skuadra e famshme rumune transferoi një lojtar, por në vend të tij dyshohet se luajti vëllau i tij binjak

Historia që vjen nga Rumania dhe që përfshin Dinamon e Bukureshtit është e pabesueshme. Klubi bleu Edgar Lé në shkurt, për të forcuar skuadrën për të arritur qëllimin e mbijetesës.

Brenda skuadrës janë shfaqur shumë dyshime për lojtarin ngase dyshohet se Edgar Le është zëvendësuar me vëllain e tij binjak Edelino.

Edgar lé nuk fliste shumë mirë anglisht dhe komunikonte vetëm në portugalisht , gjuhën e tij amtare.

Ky ishte dyshimi i parë serioz në këtë rast. Kur lojtari nuk pranoi të tregonte lejen e drejtimit me kërkesë të vetë skuadrës, dyshimet ishte thuajse të bazuara.

Për momentin rasti është duke u hetuar përmes ekzaminimit të ADN-së .

Nëse do të konstatohej shkëmbimi i personave, Dinamo e Bukureshtit rrezikonte të humbiste tetë pikët e fituara në pesë ndeshjet në të cilat doli në fushë Edgar lé ose, në këtë pikë, vëllai i tij binjak Edelino./Indeksonline/