E paparë në futboll, gjyqtari sulmon futbollistin (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin meksikan.
Në ndeshjen kampionale me Club America dhe Club Leon, gjyqtari kryesor, Fernando Hernández, u pa duke sulmuar një futbollistë, shkruan IndeksOnline.
Gjithçka ndodhi në minutën e 62-të, kur skuadra vendase me golin e Diego Valdes, arriti të barazonte rezultatin në 1-1.
Pas shënimit të golit, futbollistët e Leon nisen protestat ndaj gjyqtarit, duke kërkuar anulimin e golit pasi pretendonin për një prekje me dorë.
Situat në fushë tensinohet mes futbollistëve të Leon dhe gjyqtarit Hernandez, ku ky i fundit e godet njërin prej tyre./IndeksOnline/