23:49 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

E papritshme: Jep dorëheqje numri një i Juventusit

Pas ndeshjes që Juventusi e fitoi kundër Napolit ka ardhur një lajm i papritur nw kampin bardhezi.

Drejtori sportiv i Zonjës së vjetër, Pepe Marota ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante te klubi italian, shkruan indeksonline.

Sipas njoftimeve nga Italia, ishte klubi ai që hoqi dorë nga menaxheri i tyre.

Marota njihet si njeriu që e “ringjalli” Juventusin pas Calciopolit.

Ndër emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Marottës është Carnevali i Sassuolos.

Marota mendohet se mund të marr drejtimin e Federatës Italiane të Futbollit.

Në kohën e tij në Juventus, Marotta fitoi shtatë tituj të Serie A, katër trofe të Coppa Italia, tre Superkupa Italiane dhe ishte dy herë në Finalen e Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/