17:35 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

E papritur: Haxhihamza largohet nga Gjilani

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar ndeshjet e fundit të këtij stinori në Superligën e Kosovës në futboll.

Me fitoren e arritur ndaj Flamurtarit, Gjilani ka arritur të siguroj pjesmarrjën në garat evropiane, ku do të marrë pjesë në kualifikimet për në Europa League, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, skuadra e Gjilanit ka pësuar ‘goditjen’ e parë vetëm një ditë pasi sigurojë Evropën.

Tashmë nga skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani është larguar portieri, Kenan Haxhihamza.

Portieri rahovecas, e ka konfirmuar lajmin në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.