10:31 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / k.v

E para e gruas së AAK-së i del në mbrojtje Aida Dërgutit

Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK) e prirë nga kryetarja Magbule Shkodra, shprehë indinjatën e thellë lidhur me linçimin që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet Aida Dërguti.

“Duke mos dashur të hyjmë në çështje të brendshme të një organizate politike kush, kujt, ku, çka i ka thënë, prapë se prapë komentet e shumta me anë të së cilës sulmohet, ofendohet dhe fyhet deputetja Aida Dërguti janë të pa pranueshme”, ka thënë Shkodra, transmeton Indeksonline.

Gabimi është njerëzor, ndërsa falja është hyjnore, kështu që deputetja në fjalë ka kërkuar falje për gabimin e saj, dhe si e tillë falja duhet të pranohet dhe të mos vazhdohet tutje me kritika, sharje dhe ofendime!./Indeksonline/