19:27 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

E pat puna e Cityt, Drake fotografohet me De Bruyne

Reperi i njohur Drake është bërë “ogurzi” për skuadrat e futbollit.

Ai poston fotografi me futbollist të një skuadre, dhe ata humbin në ndeshjen e radhës.

Kësaj here reperi është fotografuar me yllin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham.

A do të mund Guardiola të thyej këtë “magji” që ka tronditur botën e futbollit.

Kujtojmë se Roma ua ka ndaluar futbollistëve të tyre të fotografohen me Drake deri në fund të sezonit. /IndeksOnline/