08:23 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

E pat puna e Ibrahimovic, pritet pensionimi i tij

Zlatan Ibrahimovic var këpucët në gozhdë.

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia lidhur me të ardhmen e bomberit suedez, Gazzeta Dello Sport shkruan se Ibra mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.

Forma e dobët e Milanit në këtë sezon ka bërë që Zlatan të mendojë seriozisht largimin nga kuqezinjtë në verë, por duke parë edhe situatën e krijuar nga koronavirusi në të gjithë botën, Ibrahimovic me shumë gjasa mund të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur në verë.

Tetorin e ardhshëm, Ibrahimovic mbush 39-vjeç./IndeksOnline/