07:52 / E Hënë, 15 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

E pazakont, Taylor Swift ndalon performancën për t’i bërtitur rojës së sigurisë (VIDEO)

Taylor Swift mori komente të shumta pozitive nga fansat e saj pasi një video e saj nga performanca e fundit u bë virale.

Ylli i muzikës po performonte para publikut në Filadelfia kur ndërpreu këngën për t’i bërtitur rojës së sigurisë.

Bazuar në atë që ajo bërtiste, dukej se shpërthimi i saj ishte shkaktuar nga mënyra se si ai trajtoi një fanse femër në audiencë. “Hej, ndalo! Nuk bëri asgjë!” tha ajo.

Menjëherë pasi u publikuan klipet e Swift-it duke i bërtitur rojes së sigurisë, fansat e saj në Twitter e adhuruan këngëtaren dhe mënyrën se si ajo qëndron në mbrojtje të fansave të saj.